Torturat ne qelite dhe ne burgjet shqiptare gjate periudhes se diktatures komuniste (1945-1990)
"Ne gjak kane per te perfunduar ata,
qe gjithe jeten e kaluan ne gjaksira"
Bajron
Tortura eshte perdorur qysh ne fillimet e shoqerise njerezore. Ne Evrope, ajo arriti kulmin, ne periudhen e inkuizicionit. Tortura u perdor si mjet kryesor terrori ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vende te tjera komuniste te Evropes Lindore. Sipas konventes se OKB-se, date 26 Qershor 1987, tortura percaktohet: "Torture quhet çdo veprim, me anen e te cilit nje personi i jane shkaktuar me dashje dhimbje ose vuatje te renda fizike ose mendore, me synimin per te marre informata ose pohime, per ta ndeshkuar per nje veprim qe ai ka kryer ose dyshohet e e ka kryer, per te frikesuar ose per te bere presion, ose per çdo motiv tjeter". Ne ish BS, torturat ishin bere te zakonshme dhe masive, gje qe e detyroi shkrimtarin e madhe rus, Mihail Shollohov, t'i drejtohej Stalinit. Me 1 prill te 1933, me nje leter, ku midis te tjerash i shkruan:
"Policet ne Kaukazin Verior i zhveshin fshataret lakuriq dhe i lene per ore te tera midis nje te ftohti te padurueshem" ("Libri i zi i komunizmit").
Diktaturat komuniste perdoren tortura nga me te llahtarshmet, te nxjerra nga arkivat e inkuzicionit, te vendeve te lashta aziatike dhe bizantit grek.
Ne Shqiperine "socialiste", per demagogji thuhej, qe ushtrimi i tortures ne hetusi dhe ne burg ndalohej me ligj. Kjo ishte nje hipokrizi cinike, qe perdorej per konsum propagandistik. Ne realitet, tortura perdorej kudo, ne qelite e hetusise dhe ne vendet e vuajtjes se denimit. Qysh ne momentin e arrestimit, i ndaluari i nenshtrohej tortures. Ne shumicen e rasteve, te arrestuarit